Site icon PrishtinaPress

Kurti ikën nga gazetarët për t’iu shmangur pyetjeve për presidenten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka përshpejtuar hapat kur përpara i kanë dalë gazetarët, të cilët i kanë kërkuar qëndrim për kritikat e presidentes Vjosa Osmani të mërkurën.

Me një ton arrogant Kurti u shmanget gazetarëve duke thënë “më 2 qershor janë zgjedhjet për kryetarë të komunave në Luginë”.

Presidentja Osmani të mërkurën ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për mos njoftimin e presidentes në lidhje me çështjet që kishin të bënin me Këshillin e Evropës.

Exit mobile version