Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicërane, “Neue Zurcher Zeitung”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në lidhje me këtë temë, Kurti ka theksuar se ideja e Asociacionit u soll në Kosovë nga Serbia.
“Ideja u soll në Kosovë nga Serbia. Nuk vjen nga popullata serbe e Kosovës. Ndërkaq, Beogradi thotë: Nuk do t’ju njoh kurrë dhe kërkon që ky asociacion i komunave të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që shkel kushtetutën e Kosovës” – deklaroi Kurti.