Site icon PrishtinaPress

Kurti ia thotë valles me Durmishin pasi shtruan 6 kilometra asfallt

Hare e madhe me valle ka përshkuar sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti bashkë me Zëvendës Ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, pas përurimit të rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, 6.3 kilometra të gjatë.

https://streamable.com/e/yxj6ic?

Kjo rrugë është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të vitit 2023. Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Republikën e Kosovës, përkatësisht komunën e Dragashit. Dy rrugët tjera janë Rruga Blinishtë – Dobrunë, që tashmë është ndërtuar, dhe rruga Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version