4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti ia “sheh hairin” Isa Mustafës për Asociacionin: Gjykata Kushtetuese do ta japë vlerësimin

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka një kohë që është pensionuar nga politika. Megjithatë, një ide e tij po vazhdon të jetë relavante. Më saktë, kërkesa e tij që kushtetushmërinë e statutit të Asociacionit ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese i ka qëndruar kohës, pra nuk ka skaduar. Madje, edhe kryeministri i tanishëm po e përdorë të njëjtën premisë.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dje ka mbajtur një konferencë të gjatë gati 40-minuta në objektin e Qeverisë së Kosovës. Në këtë konferencë, ai ka folur për zhvillimet në dialog.

Ai foli gjerë e gjatë edhe për planin e ri të pesë emisararëve evropianë e amerikanë, ku përfshihet edhe një “draft-statut modern dhe evropian” i Asociacionit. Duke folur për këtë temë, Kurti ka theksuar se atij i “është thënë që drafti për vetëmenaxhim…është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës”.

Tutje, ai ka kopjuar Isa Mustafën, ish-kryeministër i Kosovës, në lidhje me dërgimin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese. Sikurse Mustafa, edhe Kurti e përmendi “vlerësimin” e kushtetushmërisë nga Gjykata Kushtetuese për temën e Asociacionit.

“Në takimin e 21 tetorit, nga emisarët amerikanë dhe evropianë na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që e kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej, aty do të parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje” – deklaroi Kurti dje në konferencën për medie, transmeton Nacionale.

Tutje, dje Kurti tregoi se ishte i gatshëm të nënshkruante këtë dokument.

“Ndërkaq dje në samitin e BE në Bruksel, para krerëve të BE-së në ofruam që pra tyre si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit të 27 shkurtit, me gjithë aneksin implementues të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nënti 7 të marrëveshje në lidhje me nenin 10. Pra, për idenë e vetmenxhiit të shndërruar në propozim.” – deklaroi Kurti.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Kurti në një formë është përbrenda konditave që i ka vendosur Mustafa. Disa muaj më herët, duke folur për gazetën konservative kroate “Veçernji List”, Kurti u pyet për Asociacionin dhe për Nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit, Kurti e kishte cituar me emër të përveçëm, Isa Mustafën dhe garancën që kishte siguruar nga BE-ja.

“…e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën shkruan se ai Asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes.” – ka thënë Kurti.

Kujtojmë që Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit dhe nënkryetar i VV-së, muaj më parë ia kishte “dhënë dorën” Isa Mustafës.

“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon.” – deklaronte kohë më parë Konjufca duke afirmuar rolin e Mustafës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img