Kryeministri i Kosovës, Alin Kurti, i cili është edhe kandidat i VV-së për kryeministër në zgjedhjet nacionale, ka vazhduar lavdet për Donika Gërvallen.
Ai ka thënë se nuk ka as stuhi e as furtunë që e lëkund Gërvallën.
“Nuk ka as stuhi as fortunë që e lëkund Donika Gërvallën, nuk ka krizë as vështirësi që e dobëson Donikën, dhe nga bashkëpunimi me Donikën, ndjej që më shumë kam marrë energji e mbështet etje se sa që i kam marrë. Dhe po është e vërtetë, me Donikën ndoshta nganjëherë nuk jemi pajtuar 100%, por jo rrallëherë ajo e ka pas më mirë se unë”, ka thënë Kurti, gjatë fjalimit të tij në Istog.
Më pas, ai ka bërë një pretendim të çuditshëm.
Kurti ka treguar se çka do t`i thoshte Donika Gërvalles Ibrahim Rugova po të ishte gjallë.
“E unë besoj, që biri juaj, presidenti historik Ibrahim Rugova. Po të kishte qenë gjallë sot, për mbesën tuaj, Donika Gërvallën, që i ka dajtë për Istogun, do të kishte thënë LDK më të vërtetë se Donika në Kosovë e në shqiptari s’mundeni me gjet”, ka thënë Kurt.