Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje.
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat e tij në mbledhjen e radhës, nga ora 10:00.
Zyra e Kryeministrit, që ka njoftuar për mbledhjen, nuk dhënë më shumë detaje.
Në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit, më 15 korrik, u miratuan tri vendime.
U mor vendim për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu, ishte miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit Bislimit për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2015.
Në mbledhjen e fundit u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2014.