Kryeministri Albin Kurti tha se ka kërkuar nga kryediplomati i BE-së që kur flet për shpërthimin e dhunës në veri të tregojë edhe autorët.
Ai tjha se për këtë çështje s’duhet të flitet asnjëherë në mënyrë anonime.
“Ata që thonë se mund të ketë eskalim duhet të tregojnë se kush mund ta bëjë atë. Unë ja përsërita edhe sot Borrellit që s’mund të flasim për erupcion të dhunës në veri, sepse në veri të Kosovës nuk ka vullkan. Erupcioni është eurpcion i vullkanit. Nuk mund të ketë erupcion të dhunës, sepse dhuna s’është dukuri apo fatkeqësi natyrore. Pra, kur ka dhunë dhe eskalim duhet të gjejmë strukturat, emrat dhe mbiemrat e përveçëm. Unë s’jam për ta fajësuar kurrë popullsinë, kurrë s’mendoj që dhunën e bëjnë serbët, por e bëjnë strukturat e caktuara, grupe kriminale të lidhura ose drejtpërdrejt ato që i kemi shpallë terroriste. S’do të duhet të flasim asnjëherë në mënyrë anonime për eskaliminin dhe shfaqjen e dhunës, sepse dhunën e bëjnë subjekte të caktuara që duhet të identifikuar”.