2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i reagon Borrellit: Ushtrimet e FSK-së janë rutinë, KFOR-i ishte i informuar, pretendimet e rreme ndezin tensionin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell i ka konsideruar si “jashtë juridiksionit” arrestimet e serbëve të dyshuar për sulmimin e KFOR-it dhe gazetarëve në veri.

Për Borrellin, “jashtë juridiksionit” ishin edhe ushtrimet e sotme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, tha Borrell.

Kësaj deklarate i ka reaguar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin kurti, i cili ka thënë se ushtrimet e FSK-së ishin rutinë, ushtrime këto për të cilat ishte në dijeni edhe KFOR-i.

Kryeministri shtoi se i arrestuari i sotëm ishte i dyshuar për sulmin e 29 majit ndaj KFOR-it në Zveçan.

Tutje kryeministri bëri thirrje që të mos përhapet panik dhe pretendime të rreme.

Ky është reagimi i plotë i tij:

“Stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i FSK-së në Mitrovicën e Jugut janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Regjimenti përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.

Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet e kriminelëve.

Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img