Site icon PrishtinaPress

Kurti i reagon ashpër opozitës: Pushoni, mos flisni në emër të Monit, Arbenit e Astrit Deharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe Asociacionin.

Kurti është nervozuar me fjalimet e disa deputetëve të cilët kanë thënë se kryeministri gjysmën e këshilltarëve juridik i ka analfabetë funksionalë dhe se gjysma e grupit parlamentar të VV-së s’e kanë kuptuar dokumentin për Asociacionin.

Kurti ka kërkuar që të mos i ndërhyhet derisa flet në Kuvend dhe i ka bërë thirrje opozitës që të mos flasin në emër të ish-aktivisitëve të VV-së si Arben Xheladini, Mon Balaj e Astrit Dehari.

“Nuk mund të diskutojmë nëse insistoni të flisni në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes, në emër të Monit e Arbenit, Astritit e Arbnorit. Në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes, pushoni! Nuk mund të flisni në emër të tyre. A keni ardhur për debat ku raportoj unë, nëse vazhdoni të insistoni të flisni në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes nuk ka debat. Thirrni një seancë tjetër të jashtëzakonshme dhe diskutojmë edhe për personalitetin tim edhe për Vetëvendosjen. Mirëpo, pushoni të provoni të përfaqësoni aktivistët e Vetëvendosjes”, ka shprehur Kurti.

“Nëse vazhdoni kështu, s’mund të ketë debat”, është shprehur i revoltuar Kurti.

Exit mobile version