0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i porosit mësimdhënësit të vazhdojnë grevën

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se derisa “Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta”.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë, derisa shton se ajo do të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre, përcjell prishtinapress.eu

Ky është postimi i plotë:

Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë.

Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit.

Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë.

Ajo do të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img