0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i porosit gazetarët: Mos i vendosni deklaratat politike mbi tekstin e marrëveshjes, lexojeni atë

Kryeministri Albin Kurti ka folur para gazetarëve rreth takimit të 4 prillit në Bruksel.

Kurti ka thënë se më 4 prill, kryenegociatori Besnik Bislimi dhe homologu i tij, Petar Petkoviq do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes.

“Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka most ë zbatohet, ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm, nuk mund të ketë as zbatim të njënashëm. Marrëveshjen nuk mund ta coptojmë, duke marrë pjesët e preferuara. Ndërsa fjala urgjencë, është pikërisht te fjalia e cila ka të bëjë me të pagjeturit e të zhdukurit me dhunë”, ka thënë ai.

Kurti porositi gazetarët që mos t’i vendosin deklaratat e prononcimet politike mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo aneksit.

“Vetëm një moment, lexojeni tekstin. Deklaratat politike të kujdo qoftë, janë për t’i shërbyer procesit. Nuk keni nevojë të vendosni asnjë deklaratë, apo prononcim publik, politik të askujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë, apo aneksit. Fjala urgjencë është te çështja e të pagjeturve”, theksoi kryeministri./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img