145 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot mblodhi disa nga krerët institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren për të shënuar këtë ngjarje.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se të dyja shtetet avancojnë kur janë bashkë, derisa këtu përmendi edhe aleatët.
“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona bashkë me aleatët dhe partnerët tonë strategjikë amerikanë dhe europianë”
Për këtë, Kurti tha se Lidhja “na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdoherë”.
Ne ruajmë traditën tonë të shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb europian”.
Në këtë manifestim po marrin pjesë edhe dy presidentët, Vjosa Osmani e Bajram Begaj, si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.