Site icon PrishtinaPress

Kurti i merr meritat për liberalizim vizash

Kryeministri Albin Kurti ia ka dhënë meritat qeverisjes së tij për vendimin e së enjtes të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Vendimi formal për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës i është afruar fundit, pasi që të enjten është miratuar në lexim të parë edhe nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së.

Kurti në Facebook ka komentuar këtë vendim duke thënë se është “vlerësim i qeverisjes” që, sipas tij, “po sjell vendime të mira për qytetarët”.

“Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza për qytetarët e republikës. Ky vendim është vlerësim i qeverisjes sonë që po sjellë vendime të mira për qytetarët dhe njohje e reformave që po përmirësojnë indikatorët në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Exit mobile version