-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i mbledh ministrat në Kryeministri, pjesëmarrëse edhe Rozeta Hajdari

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar në Kryeministri. T7 raporton se pjesëmarrëse është edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo mbledhje ndodh pas bastisjeve me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë dhe një afarist, që është raportuar të jetë i afërt me Kryeministrin Kurti.

Kurti është pyetur nga gazetarët për zhvillimet e sotme, por ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se për këtë deklarohet gjatë ditës.

MINT ka dalë me një komunikatë, ku thotë se mirëpret hetimet e Prokurorisë Speciale dhe se janë të bindur se furnizimi me rezerva shtetërore është bërë sipas ligjit. Edhe më tutje, MINT akuzon mediat që raportuar për dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore se kanë bërë “përpjekje për keqinformim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img