Mbrëmjen e së enjtes, Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës në kualifikimet për Kupën e Botës në basketboll me rezultat 83:76.
Këtij lajmi i është gëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ua dedikoi Dardanëve një postim në Facebook, pasi ishte prezent edhe gjatë lojës.
“Dardanët i dalin zot Kosovës!”, e ka nisur Kurti postimin.
“Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurt në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, ka shtuar më tej kreu i qeverisë së Kosovës.