Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, lidhur me kritikat e para pak orëve të këtij të fundit.
Spanjolli shkroi se arrestimi pa urdhërarrest ndaj një serbi dhe parakalimi i ushtrisë e përshkallëzojnë edhe më shumë situatën
Nuk shkoi shumë dhe shefi i qeverisë regjistroi cicërimën e radhës në Twitter, cicërimë kjo që konfirmoi detajet që veçse diheshin. KFOR-i ishte në dijeni për marrshin e FSK-së, ndërsa arrestimi i “Rusit” është bërë konform dëshmive të mjaftueshme dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
“Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmojini burimet dhe prisni për informata zyrtare nga institucionet e Kosovës para se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve apo parashikimin e ngjarjeve. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar mes tjerash Kurti.