2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i kundërpërgjigjet Beogradit: 1 shatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është i shqetësuar se ajo që u ndërpre para mesnatës së 1 gushtit mund të jetë pika nga e cila do të rifillojë më 1 shtator.

Kurti, në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe, u shpreh i vendosur për zbatimin e vendimit që ka marrë.

“1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri tha se nuk e përjashton dhe se shpreson se për këtë temë do të flasin edhe në takimin e 18 gushtit “në kontekstin e çështjeve aktuale”.

Kurti thotë se një propozim të tillë tashmë ia ka paraqitur presidentit serb në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo Brioni.

“Unë i thashë – njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do të njihej pavarësia. Edhe pse do të ishte mirë, i thashë që nuk është e vërtetë – Sllovakia, Greqia, Rumania nuk e njohin pavarësinë, por i njohin dokumentet e Kosovës. Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, së pari është e rëndësishme t’u bashkohet atyre anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img