Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takimin ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel.
Në takim, Kurti ka përmendur zgjerimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Izraelit, të cilat sot nënshkruan marrëveshjen për udhëtim pa viza mes njëra-tjetres.
Tutje, Kurti ka theksuar nevojën për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Izraelit.
“Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova” – thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.