1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i gëzohet lirimit të tre policëve: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.

Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.

Ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar ai.

Gjykata në Kralevë, sot ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img