11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që iu dorëzua më 21 tetor, thotë se Serbia refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve në Bruksel me funksionarë të lartë evropian, ka thënë se Serbia e ka refuzuar ofertën e tij që të nënshkruajë draftin e 21 tetorit.

”Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka zhvilluar takime gjatë ditës më liderët  e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës e Italisë.

Kurti ka shkruar në Twitter edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë së Kosovës është parësore, siç është mbajtja e Serbisë përgjegjëse. Kosova ka pranuar/miratuar Marrëveshjen Themelore dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin BE-së të 21 tetorit”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img