0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i ashpër: Në takimin në Bruksel u ekspozova përballë një skenari, që e kishte dizajnuar Lajçaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, pas zhvillimeve të fundit në dialogun me Serbinë. Takimi mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator përfundoi pa rezultate, për çka Kurti u deklarua vetëm nga Brukseli.

“Ftesa nuk kishte të përcaktuar ndonjë pikë specifike të ditës. Unë shkova me një propozim konkret, në të cilin në parashikuar një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike, të gjithpërfshirjes. Parimin e gjithëperfshirjes nuk e kam zbuluar unë. Gjithëpërfshirjen e përcakton edhe vet aneksi i impementimit i miratuar në Ohës. Në takimin e parë, me Borrell dhe Lajçak, mu kërkua që të kalojmë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar. Ju bëra të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin. Aq më shumë që Vuçiq, deklaron se nuk e ka pranuar një marrëveshje me Kosovën. Ju bëra të qartë se hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një plani sekuencimi. Nuk arritëm një mirëkuptim minimal. Që aty ua bëra të qartë se sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes nuk kërkon negociatë të re.

Në takimin e dytë u ekspozova përballë një skenari, të cilin zotëri Lajçak e kishte dizajnuar kohë më parë. Presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan në të njëjtën mënyrë.“, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img