-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i angazhon ministra për ta hartuar një strategji kundër korrupsionit

Qeveria e ka miratuar strukturën për fillimin e hartimit të strategjisë shtetërore kundër korrupsionit.

Kryeministri Albin Kurti prezantoi përbërjen e komisionit që do ta udhëheq hartimin e kësaj strategjie. Për këtë i ka angazhuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, ministrien e Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ministrin e Brendshë, Xhelal Sveçla dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Sot ju ftoj t’i miratojmë strukturat për fillimin e hartimit të strategjisë shtetërore kundër korrupsionit, të udhëhequr nga komisioni hetimor me këtë përpbërje: Hekuran Murati kryesyes Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli, anëtarë”,

Ministrat duhet ta hartojnë këtë strategji der në fund të vitit, raporton Gazeta Express.

Në fillim të mbledhjes, Kurti e veçoi këtë pikë të rendit të ditës, duke e cilësuar si më të rëndësishmen.

“Sot para nesh kemi një mbledhje mbase më të shkurtër sesa zakonisht, por me një pikë të rëndësishme në rendin e ditës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img