4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti harron pikën 10: “Zajednica” nuk kalon në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ‘Zajednica nuk kalon’ në kryeministri, ani pse e njëjta ka kaluar në parlament.Shefi i ekzekutivit në seancën për dialogun shtoi se nuk ka ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por opozita ka ndryshuar deklarativisht për të mirë. Ai shtoi se Serbia ka dështuar të imponojë zbatimin e ‘Zajednicës’ si parakusht.

Shefi i ekzekutivit tha se “Zajednica” edhe pa u zbatuar në terren ka bërë dëme vetëm si ide që është bërë vendim.

“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por besoj fuqishëm që ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Pra, unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Konkretisht, këtu sulmet që i përjetova veç po i përmend disa deputetë: Blerta Deliu-Kodra, Arben Gashi, Armend Zemaj, Anton Çuni, Ferat Shala, këta me datën 27 qershor 2013 e kanë votuar ‘Zajednicën’. Më falni, Sala Berisha-Shala, më fal kryetar e heq fjalën. Bëhet fjalë për deputetë që kanë votuar ‘Zajednicën’ më 27 qershor 2013, por tash më kritikojnë mua, sepse këta kanë ndryshuar deklarativisht. Unë s’kam ndryshuar përmbajtësisht”, ka deklaruar Kurti.

Kurti shtoi se koncepti, qëllimi e kuptimi nuk kanë ndryshuar, por strategjia po.

“Nuk kam ndryshuar unë, por sytë e juaj. Ju po shikoni ndryshe tash, ju po shikoni ndryshe. Dhe këtu ne e kemi një kontribut të pamohueshëm. Pasojë direkte e Lëvizjes Vetëvendosje është ndryshimi i syve të juaj”, tha ai në seancën e natës.

Kurti ka përmendur edhe tog-fjalëshin ‘Zajednica nuk kalon’, duke shtuar se në nëntor e dhjetor është shkelur kjo marrëveshje.

“’Zajednica’ ka kaluar këtu në Kuvend. ‘Zajednica’ nuk kalon, nuk ka kaluar në gjykatë, nuk ka kaluar në popull. ‘Zajednica’ nuk kalon as në kryeministri, e qeveri. Por këtu në Kuvend ka kaluar. Përfshirë edhe deputeten, se e harrova me e përmend, tash po e kuptoj pse po bën zhurmë, me datën 27 qershor 2013 edhe deputetja Ganimete Musliu ka votuar ‘Zajednicën’”, ka deklaruar ai.

Më tej, Kurti tha se Serbia ka dështuar të imponojë zbatimin e “Zajednicës” si parakusht.

“Beogradi zyrtar gjatë këtyre bisedimeve që i kemi zhvilluar e ka dashur zbatimin e Asociacionin si parakusht. A besoni që tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër, insistimi i Beogradit është që të bëjmë marrëveshje, pasi të zbatohet ‘Asociacioni’. Kjo nuk u bë, kjo është fitore e jona në ecje. Nuk është thjeshtë e imja. Është e institucioneve, të popullit të Kosovës, e qëndrueshmërisë të këtij shteti, e kështu me radhë”, u shpreh ai.

Gjatë fjalimit të Kurtit para deputetëve, këtyre të fundit u është tërhequr vërejtja për qetësi.

“Kush fle, bile është i qetë besoj. Tash kjo zhurma po ma bën të pamundur që ta vazhdojë fillin e mendimeve”, u tha në këtë seancë plenare.

Shefi i ekzekutivit tha se në procesin e dialogut nuk ka vështirësi jashtë trashëgimeve të ish-qeverive.

Në lidhje me deklaratat e opozitës për planin evropian për marrëveshje bazike, Kurti u shpreh se janë interpretime negative.

“Serbia synon edhe mazi se sa disa prej parashikimeve si rreziqe për të ardhmen, është evidente kjo. Këtu u thanë disa parashikime për rreziqe, janë legjitime unë i marrë shumë seriozisht, edhe i kam shënuar me dorë se i mbaj mend më mirë. Jo në telefon, po në fletë edhe me këtë rast unë i marrë ato shumë seriozisht. Por, duhet ta keni parasysh që Serbia synon e interpreton edhe më keq edhe mazi se aq. Por ato nuk do të bëhen sepse jemi dy palë. Nuk bëhen pa pranuar Kosova”,shtoi ai.

Sa i përket mosnjohjes së Serbisë, kryeministri Kurti shtoi se janë marrëdhënie të panormalizuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img