“Ajo që duhet të theksohet është fakti që gjendja e vështirë e popullsisë tona nuk vije vetëm nga mungesa e kritereve e mekanizmave shtetërorë, mirëpo vjen edhe nga varfëria”, theksoi Kurti.
“Rrjedhimisht besoj që gjërat nuk kryhen me polici e gjykata, por duhet të adresohet edhe problemi i varfërisë së thellë në popullsinë e kosovës”, shtoi Kurti.
Kurti po ashtu tha se skandali me mishin e prishur të importuar nga Belgjika duhet të shikohet dhe nga pikëpamja e drejtësisë sociale, pikëpamje kjo që sipas tij do të adresojë papunësinë dhe problemet tjera të qytetarëve të Kosovës.