1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti gjatë homazheve në Qyshk: “Kjo mas’akër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi”

Në 25 vjetorin e masakrës në Qyshk, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te pllaka përkujtimore e ngritur në nderim të të vrarëve nga forcat e armatosura nga forcat e armatosura të Serbisë në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999.

“Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi. Për këto krime, dëbimin e civilëve shqiptarë, shkatërrimin e pronave, vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme. E drejtësia ka bërë hapa shumë të vegjël e të ngadaltë”, tha   Kurti.

Kurti tha se qëllimi i Serbisë në Kosovë ka qenë shfarosja e shqiptarëve, por siç theksoi, ne jemi në tokën tonë, më shumë se para 25 vitesh, e shumë më të fortë se sa para 25 viteve.

“Ne kemi mbijetuar si popull dhe kemi qëndruar të fortë. Nga hiri i luftës jemi ngritur me jetën e re në liri. Së bashku çdo ditë po e forcojmë Republikën tonë, duke punuar me përkushtim e dashuri”, tha Kurti.

Ai tha se çdo 14 maj përkujtojmë martirët e Qyshkut dhe të fshatrave përreth. Gjatë periudhës 25 mars – 14 maj 1999, në Qyshk janë vrarë 44 persona. Më i riu ishte 18 vjeç, e më i moshuari 91 vjeç.

Në këto homazhe,  kryeministri Kurti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani,  si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img