1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti frikësohej se do të zhdukej kombi malazez, Abazoviq: Le të flejë rehat

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i është përgjigjur deklaratës që ka dhënë para disa ditëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Kurti është shprehur i shqetësuar nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, pasi sipas tij në këtë formë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez.

Në lidhje me këtë, Abazoviq theksoi se Kurti duhet të flejë rehat dhe se nuk ka nevojë të brengoset askush për të ardhmen e Malit të Zi.

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj se çdokush ka probleme edhe në shtëpi të vet dhe për Mal të Zi nuk ka nevojë të brengoset askush përveç nesh. Nuk kam qejf të krijojë një keqkuptim, por mendoj se çdokush mund të flejë rehat sa i përket Malit të Zi. Mali i Zi tash e dy vite është duke bërë rezultate të mira, është duke shkuar në drejtim të duhur edhe sa i përket sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë. Nëse ne flemë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë askush me qenë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje. Nuk ka të bëjë kjo me kryeministrin e Kosovës, por me disa deklarata që kanë ardhur nga shumë politikan nga rajoni”, theksoi Abazoviq.

I pyetur për akuzat se presidenti i ri malazezas, Jakov Milatoviq është pro-serb e pro-rus, Abazoviq tha se ai është një profil proveropian, duke shtuar se është gëzuar që ka fituar zgjedhjet.

“Presidenti i ri i Malit të Zi është një profil proevropian. Unë jam shumë i gëzuar që ka fituar zgjedhjet pas 30 viteve, shpresoj se ka përfunduar një erë e tënëntëdhjetave e cila ka qenë në Mal të Zi dhe mendoj se në të ardhmen kemi me pasë një politikë shumë ma të relaksuar dhe me hapa shumë më shpejtë do të shkojmë drejt Bashkimit Evropian”, tha Abazoviq.

Sa i përket raporteve me Kosovën pas fitores së Millatoviqit, ai shtoi se nuk do të ndërrohet raporti me Kosovën. I njëjti është shprehur i bindur se edhe presidenti i Malit të Zi do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet me Kosovën.

“Mendoj se nuk do të ndërrohet raporti me Kosovën. Raportet me Kosovën janë shumë mirë dhe në rregull, qeveritë bashkëpunojnë mirë. Jam i bindur se edhe presidenti do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet”, tha Abazoviq.

Mes tjerash, i pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me ish-krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë me pretendimin për krime lufte, ai është shprehur i bindur se ata janë të pafajshëm dhe kjo do të vërtetohet në atë gjykatë.

“Besoj se çdokush do të tregojë atë që ishte e vërteta dhe jam më se i bindur se njerëzit të cilët janë të pafajshëm do të tregojnë se janë të pafajshëm, njerëzit se kanë bërë ndonjë krim, kjo nuk ka të bëjë konkret me këtë çështje. Më herët ose më vonë do të ballafaqohen me ndonjë lloj të dënimit, kjo është edhe çështja e Gjykatës në Hagë. Shumë procese kanë qenë në Hagë lidhur me atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi. Por, jam më se i bindur se njerëzit që janë të pafajshëm, atë gjë do ta vërtetojnë në gjykatë dhe me atë do të vazhdojë më gjatë… Ose, nëse ndodh e kundërta, do të ballafaqohet me ndonjë dënim. Shumë çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën janë në gjyqe, kur them lokale është për ato shtetërore. Shumë herë njerëzve të pafajshëm i vihet ndonjë njollë dhe shumë herë njerëzve të fajshëm i jepet ndonjë dënim që është qesharak, ashtu që nuk e di sa i takon luftës në trevat e ish Jugosllavisë sa ka qenë efektive, qoftë në gjyqin ndërkombëtar apo në atë shtetëror”, tha mes tjerash Abazoviq.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në qershor, Abazoviq tha se pritjet janë që prap do të jenë faktor kyç në qeverinë e re të Malit të Zi.

“Unë me politikën kam arrit gjithë. Kam qenë edhe zëvendës kryeministër dhe kryeministër. Mendoj se atë që e shoh si një arritje më të madhe është se politika jonë ka krijuar një imazh jashtëzakonisht të madh në Mal të Zi. Atë që ka qenë platforma ime dhe e koalicionit që kam përfaqësuar unë, nuk ka marrë shumë përqindje në ato zgjedhje në 2020, është platforma që tash ka rreth 80 për qind Malit të Zi, është platforma pro evropiane, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma më ekonomike, marrëdhënieve ndërkombëtare, rajonale dhe tani atë politikë gjithë subjektet relevante në Mal të Zi e kanë marrë… Gjërat që kanë qenë historike janë përfunduar dhe mendoj se tash hymë në një zonë më të qetë. Pritjet janë se ne prap do të jemi faktori kyç në qeverinë e re të Malit të Zi”, tha Abazoviq.

Në fund, Abazoviq ka folur edhe për Ballkanin e Hapur, duke thënë se çdo iniciativë e cila ka të bëjë me ngritjen e marrëdhënieve rajonale është e pranueshme.

“Ballkani Hapur është ide shumë e mirë…Ne se kemi pru këtë vendim pasi që ka qenë kjo dinamika politike e cila ka qenë, por jam më se i bindur se Mali Zi do të participojë në njërën mënyrë, sepse çdo iniciativë e cila ka të bëjë me ngritjen e marrëdhënieve rajonale për mua është pranueshme, çdo gjë që na ndihmon si t’i ngrisim në një nivel më të lartë besimin, bashkëpunimin, partneritetin, mobilizimin e njerëzve, t’i lehtësojë ardhjen, bizneset, lejet, t’i njohë dokumentet për mua është diçka. Kjo është kërkesa e BE-së, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument kundër…Çdo takim që kam marrë pjesë, OpenBallkan është thënë se iniciativa është e hapur për gjashtë shtete, garancioni se Kosova do të ketë të njëjtin rang si Mali Zi, Shqipëria e të tjerat, jemi ne që marrim pjesë, njësoj është në procesin e Berlinit… Por, nëse vjen në tavolinë dhe dikush më vonë e refuzon, atëherë ajo kishte me qenë argument, por deri tash nuk ka ndodhë”, tha Abazoviq. /KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img