Site icon PrishtinaPress

Kurti flet si President i Shtetit: Isufaj s’do të mund të bëhet Kryeprokuror

Kryeministri Albin Kurti i ka etiketuar si kundërshtarë prokurorët, pasi i ka kritikuar ata për mosveprim në lidhje me denoncimet e Lëvizjes Vetëvendosje

Kurti u shpreh i indinjuar në seancën e sotme të Kuvendit, nga ku tha se i përzgjedhuri i Këshillit Prokurorial për kryeprokuror të vendit, Blerim Isufaj nuk do të mund të vihet në krye të organit kryesor të ndjekjes në vend.

“Prokruorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht, në çfarëdo rrethane, me patjetër të bëhen kryeprokuror. Por nuk do të munden. Nuk do të munden. Jo pse jam unë. Jo pse jeni ju. Por sepse në këtë shtet ka edhe Republikë, edhe popull”, tha Kurti.

Kryeministri i quajti prokurorët “njerëz të cilët ende nuk janë pajtuar me rezultatin e 14 shkurtit 2021”.

Kurti tha se Isufajt, aktualisht kryeprokuror në Prokurorinë Speciale, nuk ka fituar asnjë rast në gjykatë dhe nuk ka lëvizur përkundër se, siç tha, AKI i ka ofruuar fakte dhe dëshmi “pa numër” për barrikadat e ngritura nga strukturat paralele në veri.

“Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë, pa numër dëshmi, pa numër fakte i ka dërguar prokruroisë gjatë muajit dhjetor dhe janar për 16 barrikadat e strukturave paralele në veri të Kosovës. Asnjë aktakuzë. si është e mundur që AKI i dërgon aq shumë fakte prokurorisë sonë dhe ajo nuk vepron”, tha Kurti. “Dhe duan të merren me presidenten tonë”, shtoi ai.

Për drejtësi na duhet vettingu, tha Kurti. :Për drejtësi na duhet Prokuroria aktive dhe e mirë; për drejtësi na duhet gjyqësori efikas dhe i ditur”, tha Kurti.

“Ky është synimi ynë sepse ky është zotimi ynë. Dhe kjo është nevoja dhe e drejta e qytetarëve të Republikës”, tha ai.

Propozimi i KPK-së ka mbi një vit që rri në Presidencë, pasi shefja e shtetit, Vjosa Osmani ende nuk ka marrë asnjë vendim për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt për Kryeprokuror./PrishtinaPress/

Exit mobile version