Site icon PrishtinaPress

Kurti flet sërish për Asociacionin: Se ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se është i gatshëm për të udhëtuar në Bruksel për të dialoguar sa herë që të thërrasë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme Josep Borrell.

Ai thotë se duhet dialogu të jetë parimor dhe i baraspeshuar.

“E duam dialogun për marrëveshje e jo dialog për dialog. Ky nënkupton se marrëveshje si marrëveshje për raportet tona, çfarë marrëdhënie do të kemi Kosova me Serbinë, e besojmë se duhet të jenë normale, patjetër në qendër ta kenë njohjen reciproke. Është një shteg i qartë, i saktë dhe i mirë për të cilin natyrisht kemi shprehur qëndrimet tona, por edhe qasjen tonë konstruktive”, tha Kurti.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se ai bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk ka nevojë në Kosovë për një Asociacion që rrit tensionet e prish raportet.

“Se ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Besoj se edhe serbët në Kosovë, porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, egjiptianët, ashkalinjtë, e gjithë qytetarët, kanë nevojë për drejtësi e punës, e jo për asociacione që na shtojnë tensione e na prishin raportet tona dhe e gëzojnë dikë në Beograd. Nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve të Kosovës formimi i Asociacionit. Ata duan drejtësi e punësim. Duhet dalluar kërkesat që vinë nga poshtë e që kanë karakter demokratik e shoqëror, prej kërkesave që vinë nga lartë e që kanë karakter jodemokratik e hegjemonik. Pra Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që kushtetutshmëria e ligjshmëria në gjithë territorin e Kosovës të respektohet e të zbatohet në mënyrë të plotë. Për të gjitha kërkesat e serbëve të Kosovës unë jam kryeministër edhe i tyre”, tha Kurti.

Exit mobile version