Kryeministri i vendit, Albin Kurti, hapi ngjarjen ku po diskutohet për viktimat e dhunës në familje, duke thënë se qeveria që ai udhëheq ka treguar përkushtim serioz kundër dhunës në familje.
Kurti përmendi vrasjen e para pak ditëve, ku një mësimdhënësve mbeti e vdekur nga burri i saj.
Ai, këtë ngjarje e cilësoi si barbare, e cila ndodhi brenda shtëpisë së saj dhe sipas tij, qeveria nuk do të lejojë që raste të tilla të përsëriten.
Në këtë ngjarje që po organizohet nga Ministria e Drejtësisë, e që po mungojnë gjyqtarët dhe prokurorët, ku për Kurtin, mungesa e tyre është e paarsyeshme, pasi sipas tij, ata kanë rol të rëndësishëm tek kjo kategori.
Kritika për gjyqtarët dhe prokurorët pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk janë me ata që duhet të jenë për trajtimin e dhunës në bazë gjinore.