1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti flet për sundimin e ligjit në dy vjet e gjysmë qeverisje: Mbi 1000 operacione kundër krimit e afër 4000 të arrestuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për sundimin e ligjit në vend në dy vjet e gjysmë qeverisje të partisë së tij në pushtet, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti me anë të një postimi ka përmbledhur disa arritje të qeverisë përgjatë këtij mandati të deritashëm, ku disa prej tyre janë shtimi i 850 policëve të rinj në vend, mbi 1000 operacione kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, si dhe arrestimin e mbi 3800 personave për vepra të rënda penale.

Tutje ai ka përmendur edhe shkatërrimin e disa laboratorëve të drogës, dhe konfiskimin e mbi 2 ton substancave narkotike si dhe sekuestrimin e disa milionave nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlajes së parave.

Postimi i plotë:

Dy vjet e gjysmë qeverisje e sundimit të ligjit.

Me mbi 1000 operacione kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, Policia e Kosovës ka arrestuar mbi 3800 persona për vepra të rënda penale, në mesin e cilëve mbi 300 zyrtarë publikë. Ajo sot ka 850 policë të rinj nga radhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.

Falë punës së institucioneve të sigurisë, janë lokalizuar dhe shkatërruar 16 laboratorë të drogës, prej tyre nëntë në veri të vendit. Në total, në dy vjet e gjysmë, në gjithë territorin e Republikës, janë konfiskuar 2.2 ton substanca narkotike.

Mbi 14 milionë euro janë sekuestruar nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave. Dogana e Kosovës ka konfiskuar mall me vlerë prej 30.6 milionë euro, kurse vlera e parandaluar nga ana e Doganës së Kosovës në fushën e ekonomisë joformale, është mbi 90 milionë euro.

Në bashkëpunim me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë mbyllur gjashtë, respektivisht dy rrugë ilegale, përgjatë kufinjve përkatës që ndajmë me këto dy shtete. Ndërkaq, në mënyrë të njëanshme, në pjesën veriore të Republikës deri më tani janë mbyllur 24 rrugë ilegale të cilat përdoreshin për kontrabandë, trafikim dhe kalim ilegal të kufirit nga struktura të krimit të organizuar.

Janë ngritur nëntë stacione të reja policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit. Deri në vitin 2021 nuk kishte asnjë të tillë. Janë shkatërruar gjashtë laboratorë për prodhimin e kriptovalutave. Vlera e narkotikëve dhe pajisjeve të laboratorëve të drogës arrin deri në 40 milionë euro.

Ligjshmëri. Shërbim. Siguri.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/875189107308151?ref=embed_post

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img