Site icon PrishtinaPress

Kurti flet për raportin me Edi Ramën, tregon se në cilën pikë kanë mospajtime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti tha se me Ramën ka raporte kryesisht të mira, por se kjo nuk do të thotë që pajtohen në çdo piikë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kryeministri Kurti tregoi edhe për një pikë ku nuk pajtohet me Ramën, dhe ajo ka të bëjë me përshtypjet e të dyve për “Ballkanin e Hapur”.

“Kjo nuk do të thotë se pajtohemi çdo herë me gjithçka. Besoj që dallimi i cili është më i njohuri publikisht është raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Kurti në TV Klan.

“Unë besoj që Ballkani Evropian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur, ndërkohë që “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm demokratik dhe evropian”, tha ai tutje.

Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit të Kosovës foli edhe për bashkimin kombëtar, duke e cilësuar si një “ideal të rilindasve tanë” ndaj të cilit” jemi në shërbim”.

“Ky ideal është i rilindasve tanë dhe nuk është një ideal që e përzgjedhim ne. Besoj që është një intencë historike që na ka përzgjedhur neve. Dhe në këtë kuptim, ne jemi në shërbim të tij”, tha ai. /Reporteri.net/.

Exit mobile version