1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti flet për investimet e reja në QKUK: Klinikë pas klinike, për çdo pacient

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është lajm i mirë që blloku operativ i rinovuar në Kirurgjinë Torakale është pajisur me filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore dhe aparatura mjekësore bashkëkohore.

Ai tha se pajisjet e përmendura më lartë vijnë për herë të parë në shëndetësinë publike në Kosovë.

“Ky lajm është veçanërisht i mirë për gratë e vendit tonë. Ndër sëmundjet që trajtohet më së shumti në sallat operative të kësaj klinike është kanceri i gjirit, ku rreth 70% të pacientëve janë gra”.

“Ato, bashkë me pacientët e tjerë, nga tash do të mund të marrin shërbime dhe trajtim publik me cilësi të lartë, për çka nuk duhet të presin më gjatë se procedurat dhe përgatitjet standarde për trajtim. Klinikë pas klinike, për çdo pacient”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img