Site icon PrishtinaPress

Kurti flet për bisedën e tij me Këshilltarin e DASh-it, Chollet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot bisedoi në telefon me Këshilltarin e Departamentit Ameirkan të Shtetit, Derek Chollet.

Nga njoftimi i Zyrës së Kryeministrit u bë e ditur se gjatë kësaj bisede, Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ndërkohë, ai e ka cilësuar bisedën si fantastike, duke konfirmuar mbështetjen për propozimin e BE-së.

“Bisede telefonike fantastike sot me Këshilltarin e DASh-it. Konfirmova mbështetjen për propozimin e BE-së si bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke si elementi qendror i marrëveshjes dhe gjithashtu respektim të të drejtave të pakicave në të dy vendet” ka shkruar Kurti në twitter.

Ndërkohë, të hënën, Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Ky po konsiderohet si “takimi i madh” ku pritet të merren vendime të rëndësishme

Exit mobile version