Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Kurti tha se në këtë telefonatë i ka thënë Peachit se qëllimi i qeverisë ka qenë sigurimi i qasjes në zyrat e tyre për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.
“Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.