-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti flet në telefon me Kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësimin në Këshill të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në një postim në platformën “X”, kryeministri Kurti ka ka treguar se e ka falënderuar Scholz për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga ai që Gjermani të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën edhe për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Kryeministri po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një telefonatë me kancerlarin Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermani do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img