4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti fjalim në serbisht: Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për ta humbur një luftë tjetër

Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij në gjuhën serbe, drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, ka thënë se ai është kundër luftës dhe se i di vuajtjet e luftës. Kurti ka thënë se Qeveria e Beogradit është duke kërkuar “një makinë kohe, për ta kthyer kohën prapa”.

“Me sa duket, Qeveria në Beograd është duke kërkuar makinë për kthim në kohë. Herë do që të kthehet në kohën para qershorit të vitit 1999 kur ne u çliruam, e herë para shkurtit të vitit 2008, kur e shpallëm pavarësinë. Herë para shkurtit të këtij viti kur presidenti i Serbisë pranoi Marrëveshjen e Brukselit dhe, siç e keni dëgjuar vetë, ndonjëherë duan të kthehen edhe para dhjetorit të vitit 2001, kur unë dola nga burgjet serbe”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se s’do të tolerohen sulmet si ato ndaj policëve, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

“Një shoqëri demokratike e liberale, nuk toleron kulturën e banditëve. Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për ta humbur një luftë tjetër. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet ’90 nuk do të bëhen e kaluar. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat, kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të bukura dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet edhe pa detyrime, sepse Millosheviqi mbante gjithë përgjegjësinë. Këta të ashtuquajtur progresistë për më shumë se 10 vjet e kanë kriminalizuar politikën në Serbi dhe tash në veri të Kosovës po tentojnë t’i politizojnë kriminelët”, ka thënë Kurti

Ai ka thënë se Kosova ka bërë shumë për komunitetin serb.

“Kemi përfunduar restaurimin e trashëgimisë ortodokse në Kosovë: Manastirin e Tamnicës dhe Shën Marisë në Kamenicë, si dhe Manastirin e Draganacit në Novobërdë. Ka filluar restaurimi i katër shtëpive tradicionale në Prizren, në pronësi të serbëve. Në bazë të thirrjes së fundit për ndihmë direkte, disa organizata dhe individë kanë marrë mbështetje financiare për botim librash, aktivitete sportive, kulturore e artistike. Është në proces hartimi i planit të konservimit të fshatit Hoçë e Madhe. Është rithemeluar puna e komisionit përgjegjës për verifikimin e diplomave në Universitetin e Mitrovicës së Veriut. Ky komision deri tash ka pranuar 44 aplikime nga maturantë. Dhe në të ardhmen, për të lehtësuar procesin e aplikimit, ne po implementojmë një platformë online. Të gjitha me synim të një niveli më të lartë të efikasitetit”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img