-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti fjalë të mëdha për Bislimin e Muratin: Hoti e Abdixhiku s’e bëjnë as çerekun e tyre

Kryeministri Albin Kurti sot është përplasur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe deputetët e tjerë opozitarë për çështjen e Asociacionit pasi i prezantoi gjashtë pika si kushte për pranimin e tyre.

Kurti në foltore ia përmendi Abdixhikut se ka qenë ministër i tij bashkë me Avdullah Hotin si zëvendës i tij. Këtu ai bëri një krahasim me anëtarët aktualë të kabinetit të tij.

“Abdixhiku po sugjeron me hy me forcë në veri. A është duke e sugjeruar këtë gjë? Unë deputetin Abdixhiku e kam pasë ministër dhe deputetin Hoti e kam zëvendës. Por, vetëm për t’ju treguar diçka për këtë aspekt, zëvendësi Bislimi edhe ministri Murati apo cilido prej tyre, këta dy bashkë [Abdixhiku dhe Hoti] s’e bëjnë as çerekun e njërit prej tyre. I kam pasë edhe zëvendës edhe ministër. I njoh mirë. Shumë mirë. E kam pasë edhe ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së, për një periudhë të shkurtë dhe s’kanë pasë këso idesh. Këtyre idetë ua dirigjon karrigia”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img