Site icon PrishtinaPress

Kurti: Fëmijët janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme, për të rritur breza të edukuar

Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve sot është mbajtur takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fëmijët janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme të Kosovës.

Mes tjerash, Kurti ka përmendur se gjatë Qeverisjes së tij për herë të parë janë dyfishuar shtesat e fëmijëve dhe lehonave.

“Jemi bashkë sot e të përbashkuar çdo ditë se investimi për fëmijët është rruga e duhur për një të ardhme të qëndrueshme për të rritur breza të shëndosh dhe të edukuar. Po  rrisim politikat sociale që të jetojnë në një ambient të sigurt.

Për herë të parë ne po i ndajmë shtesa dhe nënave lehona, është bërë dy tre fishimi i shtesave. Kemi krijuar masën e punësimit Qeveria për familje. Për herë të parë mundësojmë strehimin e fëmijëve deri në moshën 26. Kujdesemi edhe për kujdesin fizik dhe të gjitha këto brenda aktiviteteve shkollore. Kemi subvencionuar materialet shkollore për herë të parë kemi bërë rishikime të librit të gjuhës shqipe.

Fëmijët me nevoja të veçanta iu ofrojmë asistencë stigma nëpër shkolla nuk ka vend në vendin tonë. Qeveria jonë është duke punuar të sjellë ndryshime thelbësore jemi të përkushtuar në mbushjen e obligimeve te caktuar në Konventën e Fëmijëve. Tash e pesë vite Kosova ka të drejtën për mbrojtje të fëmijës”, ka potencuar Kurti.

Exit mobile version