5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti falënderon Walkerin nga Reçaku: Në një moment vendimtar për popullin tonë e foli të vërtetën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, tha se kjo masakër e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore.

Ai u shpreh se në atë kohë, ishe ambasadori William Walker, si udhëheqës i OSBE-së në Kosovë, i cili, siç tha Kurti, erdhi këtu tek fshatarët dhe e foli të vërtetë dhe tha “kjo është masakër dhe është krim kundër njerëzimit”.

“Masakra e Reçakut, këtu e 25 vjet më parë, kur u vranë 45 civilë shqiptarë, e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi Masakra e Reçakut, ambasadori Ëilliam Ëalker, si udhëheqës i OSBE-së në Kosovë, erdhi këtu tek fshatarët dhe e foli të vërtetë, tha “kjo është masakër dhe është krim kundër njerëzimit”.

“Dihet që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovenistëve. Andaj, edhe sot e kësaj dite, amasadori William Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar dhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar”, u shpreh ai.

Kurti gjithashtu bëri një falënderim për Walkerin, duke thënë se në një moment vendimtar për popullin tonë, ai e foli të vërtetën.

“Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë pat ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë, sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin”.

“Prandaj edhe njëherë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker, të cilit ne i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar, historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetë. Faleminderit ambasador Walker”, u shpreh Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img