3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti falënderon qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se rritja ekonomike dhe të hyrat në buxhetin e shtetit po përdoren për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve përmes rritjes së pagave, pensioneve dhe shtesave.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh  se nga janari i vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mbi 83 mijë zyrtarë publikë. Po ashtu, do të nisë ekzekutimi i pensioneve të rritura për kategoritë e dala nga lufta, ndërsa pensionistët e moshës dhe përfituesit e skemave invalidore dhe të aftësive të kufizuara tashmë kanë marrë pensione me rritje prej 20% këtë muaj.

I pari i ekzekutivit shtoi se në gusht qeveria dyfishoi e në raste dhe trefishoi shtesat për mbi 410 mijë fëmijë, e po ashtu që nga ky muaj paga minimale në sektorin privat u rrit në 350 euro, ndryshim që vjen pas 13 vjetësh.

“Sfidave e krizave globale i jemi qasur me pjekuri dhe me përgjegjësi ndaj parasë publike dhe qëndrueshmërisë financiare të shtetit tonë. Në vend të zgjidhjeve e politikave populliste dhe të papërgjegjshme, kemi zgjedhur rrugën më të gjatë, por më të sigurt dhe më të qëndrueshme: për të tashmen dhe të ardhmen”, shkroi mes tjerash Kurti, i cili përfundoi postimin e tij duke falënderuar qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img