Site icon PrishtinaPress

Kurti fajëson Serbinë për dështim të marrëveshjes: Pala tjetër doli e para nga ndërtesa

Kryeministri Albin Kurti për herë të parë ka folur rreth takimit të tij javën e kaluar në Bruksel me Aleksandër Vuçiq.

Duke ia hedhur fajin palës serbe për dështim të nënshkrimit të marrëveshjes, Kurti tha se ata ishin të parët që dolën nga ndërtesa.

Deklarata se ka pasur nga njëra pal gatishmeri për kompromis janë të paverteta. Ne kemi qenë të hapur për diskutime nga ky takim  mirëpo nga ndërtesa ka dalur pala tjetër”, tha Kurti.

Kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”, në formën e 6 kapitujve.

Kurti tha se Kosova ofroi trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi.

Kryeministri tha se kanë propozuar rikonsiderimin e marrëveshjeve të deritanishme, “por jo me idenë e rinegocimit të tyre siç është plasuar dezinformata nga pala tjetër”.

“Fatkeqsisht ky elaborim i imi nuk u shoqërua me kontribut pozitiv nga pala tjetër, e cfila në vend të ideve ka nxjerrë vetëm konstatime se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël e gradual”, tha ai.

Kurti tha se kishin planifikuar të rrinin në Bruksel edhe përtej 18 gushtit me bindjen se marrëveshja përfundimtare do ta konsumonte pjesën më të madhe të kohës.

Exit mobile version