Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim Bunjaku”.
Kurti është shprehur se po përjetësohet kujtimi për dëshmorët dhe u shpreh se rruga “Afrim Bunjaku” është rruga e të gjithëve, përcjell Klankosova.tv.
“Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë, e po i jetësojmë. Ndërkaq, kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë”.
“Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim Bunjaku”. Kjo është rruga e të gjithë neve. Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës”, u shpreh Kurti.