Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edison Jakurtin, zëvendësministër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
“Edison Jakurti është doktorant i shkencave ekonomike në Freie Universität Berlin. Më herët ai i ka përfunduar studimet e nivelit master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar, me fokus në ekonomiksin aplikativ, në Duke University, dhe studimet themelore në drejtimin ekonomiks dhe statistikë në R.I.T.
Ka punuar si asistent hulumtues dhe asistent ligjërues në Duke University, si dhe këshilltar në Bankën Botërore në Washington, DC”, thuhet në njoftimin për media.