0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti, emëron edhe në këshilltar në kabinetin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar këshilltarin e tij të 15-të.

Bëhet fjalë për Aziz Bicin, i cili është emëruar këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Qeveria po ashtu ka thënë se me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img