Site icon PrishtinaPress

Kurti emëron dy zv/ministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.

Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku.​

 

Exit mobile version