Site icon PrishtinaPress

Kurti emëroi Atdhe Hetemin, Drejtor Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Duke i uruar sukses në detyrën e re, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë, si dhe për ballafaqimin me të shkuarën si kusht për një të ardhme të ndritur. Ai ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Atdhe Hetemi është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Gentit në Belgjikë, me fokus në historinë politike të Ballkanit Perëndimor. Ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet përvojë profesionale, të përqendruar kryesisht në punë hulumtuese dhe hartim të politikave.

Exit mobile version