2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Ekzekutorët e Aganit ende nuk janë nxjerrë ende para drejtësisë

Në 24-vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale në historinë e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pesë javë para se të përfundonte lufta në Kosovë dhe të kapitullonin forcat e Serbisë, në ditët e intensifikimit të deportimit të shqiptarëve vendas nga Kosova, autoritetet serbe e likuiduan politikanin dhe intelektualin Fehmi Agani.

“Më 6 maj 1999, Agani u mor nga një ushtar serb që e ndau nga familjarët kur bashkë me ta ai po largohej drejt Maqedonisë. Ai arriti deri afër kufirit para se të kthehej mbrapa në Fushë Kosovë dhe të zbritej nga treni bashkë me disa të dëbuar të tjerë. Pas kësaj, Fehmi Agani u ekzekutua nga forcat serbe nën një urë në hyrje të Lipjanit. Ashtu siç nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes së Fehmi Aganit, po kështu edhe ekzekutorët serbë të tij ende nuk janë nxjerrë para gjyqit dhe drejtësisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Fehmi Agani (1932 – 1999) kishte qenë një nga politikanët më aktivë dhe intelektualët më të angazhuar në sferën publike në Kosovë, veçanërisht gjatë viteve ’90-të. Fillimisht ai kishte punuar si profesor në shkolla të mesme në Gjakovë dhe Prishtinë, para se të bëhej gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Pas rithemelimit të Institutit Albanologjik më 1967, profesor Agani u zgjodh drejtori i parë i tij, kurse pas themelimit të Universitetit të Prishtinës, ai ushtroi detyrën e prodekanit dhe të dekanit në Fakultetin Filozofik, ku ai themeloi Degën e Filozofisë dhe Sociologjisë si dhe Institutin e Sociologjisë”.

:Ky studiues i filozofisë, i shkencës politike dhe i sociologjisë, shkroi një seri veprash për teoritë sociologjike, demokracinë, kombin, shoqërinë civile, vetëvendosjen, për gjuhën e dhunës, sindikatat gjermane, rrymat politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe la në dorëshkrim dy vepra të papërfunduara. Por vepra e tij kryesore që ishte përpjekja për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, u jetësua duke u kthyer në një realitet aktual në Republikën e Kosovës sot”.
“Për Fehmi Aganin, me konsideratat më të larta, në kujtim të 24-vjetorit të vrasjes së tij!”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img