Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit biseda bshtë përqendruar rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.
Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.
Sipas njoftimit, Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.
Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.
Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.
Kjo është biseda e dytë që Kurti e Escobar kanë bërë në dhjetë ditët e fundit. Herën e kaluar sipas njoftimit të nga zyra e Kryeministrit, Escobar ka shfaqur interesimin e tij për programin e qeverisë në shumë fusha me ç‘rast kryeministri e ka njoftuar diplomatin amerikan me progresin e shënuar në menaxhimin e mirë të pandemisë dhe vaksinimin e suksesshëm të popullsisë.
Po ashtu, thuhet se kryeministri e ka njoftuar diplomatin amerikan për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi si dhe për stabilitetin institucional e legjitimitetin demokratik.
“Escobar theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e ShBA-ve që Kosova dhe rajoni të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në lidhje me dialogun në Bruksel, ai shprehu mbështetjen e tij dhe përkushtimin që të ketë progres në këtë drejtim”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Në mbyllje të bisedës, Escobar ka theksuar se pret që së shpejti të vizitojë Kosovën.
Nëse në iniciativën ‘Balkani i Hapur’ (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, deklaroi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën më 24 nëntor.
Gjatë një adresimi online që kishte në konferencën për Ballkanin e Hapur që u mbajt në Kuvendin e Serbisë, Escobar tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabartë të hapura për të gjitha shtetet.
During a phone conversation with DAS @StateEUR Gabriel Escobar, we discussed the importance of peace, security and stability in the region, as well as our commitment to principled dialogue with Serbia that leads to a legally-binding agreement. pic.twitter.com/HOSTgxnCrI
— Albin Kurti (@albinkurti) December 3, 2021