Site icon PrishtinaPress

Kurti e Vuçiq në Bruksel, zyrtarët atje tregojnë kur pritet të nisin takimet

Kryeministri Albin Kurti sot do të jetë në Bruksel për takimet e paralajmëruara nga Bashkimi Europian. Megjithatë, nuk dihet nëse do të ketë takime të ndara me ndërmjetësuesit apo edhe bashkë me presidentin serb Vuçiq.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, sot në një konferencë për media tha se takimi do të fillojë, por se është herët të flitet për formatin.

“Takimi duhet të fillojë rreth orës 14:00. Fokusi i diskutimeve do të jetë të gjetja e zgjidhjeve për të deeskalim dhe marrëveshjet e kaluara”.

Ajo më pas u pyet se cila palë s’po pranon që takimi të jetë në të njëjtën dhomë, por Massrali nuk dha detaje.

“Nuk e di se si do të shkojnë gjërat, sepse jemi pak herët, por kjo është një mundësi për të dy liderët që të tregojnë gatishmëri…Nuk thashë që ata nuk do të takohen, por se nuk mund ta parashikoj se si do të shkojë. Në këtë pikë duhet të fokusohemi te takimi sot dhe më pas përgjigjemi”.

Exit mobile version