Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Spanjës.
Kurti ka thënë se gjatë javës së kaluar në Malaga, u konfirmua se Evropa progresive mund të llogarisë në Partinë Socialiste të Pedro Sanchez për të ndalur rritjen e ekstremit të djathtë.
“Urimet më të mira për suksese të vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.
Pedro Sanchez ka siguruar shumicën në Parlament pas koalicionit me partitë katalonase. Kjo është parë edhe si një lëvizje që mund të nxis ndryshimin e qëndrimit të Spanjës sa i përket Kosovës.
Megjithatë njohës së politikës spanjolle e katalonase dhe rajonit, janë shprehur skeptik lidhur me një gjë të tillë.
Alejsandro Esteso Perez i ka thënë Gazetës Express e çështja e pavarësisë së Kosovës nuk mendon se do të jetë në rend dite për partitë katalonase./Express/